Politika e Kthimit
Përditësuar për herë të fundit: 16 Shkurt 2026
Të gjitha pagesat finale që bëhen përmes webfaqës janë të pakthyeshme përveç atyre që bëhen gabimisht ose dyfisht.
1. Hyrje
Kjo politikë e kthimit përshkruan kushtet dhe procedurat për kthimin e pagesave për shërbimet e ofruara nga Terminet.app. Ne dëshirojmë që çdo klient të jetë i kënaqur me shërbimin tonë.
2. Periudha e provës falas
Terminet.app ofron një periudhë prove falas për të gjithë përdoruesit e rinj. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të provoni të gjitha funksionalitetet e platformës pa asnjë kosto. Nëse nuk jeni të kënaqur, thjesht mos vazhdoni me abonim dhe nuk do të tarifohet asgjë.
3. Kushtet e kthimit
Kthimi i pagesës mund të kërkohet në rastet e mëposhtme:
- Tarifim i gabuar: Nëse jeni tarifuar gabimisht ose dyfisht, do të korrigjohet menjëherë dhe do të kthehet shuma e tepërt.
4. Si të kërkoni kthim
Për të kërkuar kthim të pagesës, ndiqni këto hapa:
- Dërgoni një email në info@terminet.app me subjektin "Kërkesë për kthim"
- Përfshini emrin e llogarisë suaj dhe datën e pagesës
- Shpjegoni arsyen e kërkesës për kthim
- Ekipi ynë do të shqyrtojë kërkesën brenda 3-5 ditëve pune
5. Procesimi i kthimit
Pasi kërkesa juaj të aprovohet, kthimi do të procesohet përmes Paysera brenda 5-10 ditëve pune. Shuma do të kthehet në të njëjtën mënyrë pagese që keni përdorur për blerjen origjinale.
6. Rastet kur nuk ofrohet kthim
Kthimi i pagesës nuk ofrohet në këto raste:
- Nëse llogaria është pezulluar për shkelje të kushteve të përdorimit
- Për shërbime që janë përdorur plotësisht gjatë periudhës së abonimit
7. Anulimi i abonimit
Ju mund të anuloni abonimin tuaj në çdo kohë. Pas anulimit, do të keni qasje në platformë deri në fund të periudhës së paguar. Nuk ka tarifa shtesë për anulim.
8. Kontakti
Për çdo pyetje rreth kthimeve ose pagesave, na kontaktoni në: info@terminet.app ose në numrin +44 7405 470 030.